Arsim e Erdoan Vitaku në ndeshjen e fortë në Hungari!
Dyshja e gjyqtarëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Arsim Vitaku dhe Erdoan Vitaku, ka drejtuar ndeshje të fortë të Kupës Evropiane për hendbollistë.
Në fundjavë në Hungari, Tatabanya fitoi 35:33 ndaj skuadrës norvegjeze, Runar Sanderfjord.
Ndeshja e zhvilluar para 2000 shikuesve ishte e para e një të tetës së finales.
Ndeshja e kthimit është më 21 shkurt në Norvegji.