Gola e Kabashi, shpresa olimpike nga hendbolli

Hendboll

Gola e Kabashi, shpresa olimpike nga hendbolli

Më: 25 shkurt 2026 Në ora: 19:27
Kabashi e Gola

Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar të mërkurën listën e sportistëve të rinj të përzgjedhur si Shpresa Olimpike.

Nga hendbolli janë përzgjedhur Orgesa Gola dhe Olt Kabashi.

Të dy janë pjesëmarrës të suksesshëm në Kampionate Botërore.

Orgesa Gola tashmë ka debutuar në Kombëtaren A dhe i ka luajtur disa ndeshje.

Kandidat potencial për ftesë në Kombëtaren A është edhe portieri Olt Kabashi.

Si Shpresa Olimpike, Gola e Kabashi do të pëfitojnë gjatë gjithë vitit 2026 bursë nga KOK-u prej 150 euro në muaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat