Kastrioti i Ferizajt ka ngjeshur radhët me hendbollistin nga Suedia, Albin Ahlin.
Një përforcim i madh që i shton edhe më shumë gjasat e Kastriotit për titullin e kampionit dhe në garën e Kupës së Kosovës.
Kryetari i KH Kastriotit Fisnik Jashari synon të gjitha trofetë.
“Kastrioti vazhdon projektin serioz me një përforcim cilësor në zemër të fushës.
Nga Suedia 🇸🇪 në bardhë e kaltër, Albin Ahlin i bashkohet familjes sonë si qendër, për të sjellë stabilitet, energji dhe mentalitet fitues”, njofton klubi ferizajas.
“Ky është një hap përpara për skuadrën tonë.
Një shtyllë më shumë për grupin që tashmë ka treguar karakter, unitet dhe ambicie.
Ne rritemi. Ne luftojmë.
Synojmë majën”, thuhet më tej.