Vashat e kombëtares së Kosovës ishin të pafat në ndeshjen në Vantaa të Finlandës.
Kombëtarja jonë pësoi humbje me rezultat 23:21 (11:9) nga Finlanda, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit 1 të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Hendbollistet tona u angazhuan maksimalisht por assesi që të arrijë të paktën një pikë nga udhëtim i vështirë,
Emma Aarnio me 8 gola e Ellen Voutilainen me 5, ishin më efikaset te vendaset.
Merlinda Qorraj ishte më e mira te Kosova, duke shënuar 10 gola, e ndihmuar nga Elvina Qorraj me 3.
Në grupin 1, Franca kryeson më 6 pikë, pasojnë, Kroacia me 4, Finlanda 2 dhe Kosova 0 pikë.
Ndeshje tjetër e rëndësishme me Finlandën na pret të dielën nga ora 17:15 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.