Të shtunën janë luajtur dy ndeshjet e para të xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Lideri i klasifikimit, Kastrioti, fitoi bindshëm në udhëtim ndaj Vushtrrisë me rezultat 46:31. Edhe më bindëse ishte Prishtina ndaj Trepçës, 52:30.
Adonit Isufi me 8 gola dhe Elion Goçi me 7 e udhëhoqën Kastriotin.
Te Vushtrria u dalluan Lulzim Sadiku me 11 gola dhe Oltion Shabani me tetë.
Enis Kuleta u dallua te Prishtina me 15 gola. 12 i realizoi Albi Gjuka.
Ndërkohë te Trepça, Eris Beqiri i shënoi nëntë gola, kurse Sali Maxhera i kishte gjashtë.
Kastrioti i ka 38 pikë në vendin e parë.
Trepça është e gjashta me 14 pikë. Prishtina mbetet e parafundit, por tani me 11 pikë. Vushtrria është e fundit.