Fetane Uzunlar, prej hendbollisteve më të mira në Kosovë, ka pësuar një lëndim në ndeshjen me Prishtinën, në kuadër të Superligës së Kosovës.
Klubi ferizajas jep detaje të reja.
“Dje gjatë ndeshjes kundër Prishtinës, lojtarja jonë Fetane Uzunlar pësoi një lëndim në dorën e saj të djathtë.
Ajo u dërgua menjëherë në spital, ku edhe ju nënshtrua një ndërhyrjes kirurgjikale.
Operimi përfundoi me sukses dhe gjendja e saj tani është mirë.
Fetanës i urojmë shërim sa më të shpejtë dhe e presim të kthehet edhe më e fort pran neve!”, thuhet nga ferizajaset.