Të hënën (nesër) në Prishtinë fillon grumbullimi i radhës i hendbollistëve të Kosovës U18.
Kampi i radhës i kësaj grupmoshe do të zhvillohet deri më 19 mars, ndërsa punën me hendbollistë do ta udhëheqë Bujar Qerimi, koordinatori i grupmoshave të reja në Federatën e Hendbollit të Kosovës.
Në këtë kamp janë ftuar vetëm lojtarë të klubeve të vendit, 18 gjithsej.

Lista
Kosova U18 muajin e ardhshëm do të marr pjesë në Kampionatin Mesdhetar.
Për Mesdhetar, Kombëtares i bashkohen edhe disa hendbollistë që luajnë në vende evropiane.
Kjo gjeneratë ka pasur tashmë disa grumbullime.