Me ndeshjen Samadrexha – Prishtina hapet xhiroja e 18-të dhe njëherit e fundit e stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën nga ora 19:00.
Të dielën janë tri ndeshjet e tjera: Kastrioti – Tereza (17:00), Istogu – Ferizaj (19:00), Ulpiana – Besa (15:00).
Samadrexha i ka 30 pikë në vendin e parë dhe starton në plejof nga kjo pozitë. Shqiponja e ka siguruar vendin e dytë, ndërsa i ka 26 pikë. Istogu është i treti me 21 pikë,
Ferizaj i katërti me 20, kurse Prishtina e pesta me 16. Pasojnë Tereza me 12 pikë, Besa me katër, Ulpiana me tri dhe Kastrioti me dy pikë.
Kështu, Istogu e Ferizaj luajnë ndeshje vendimtare për vendin e tretë.