Kastrioti i Ferizajt dhe Besa Famgas e Pejës do të përballen sonte në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt).
Finalja luhet nga ora 20:15.
Tjetër spektakël pritet në "Bill Clinton" në Ferizaj.
Mbrëmë ishin rreth 3 mijë shikues në përballjen gjysmëfinale Kastrioti – Rahoveci, po aq priten edhe sonte në Ferizaj.
Para finales së meshkujve luhet ajo e femrave mes Istogut e Samadrexhës (17.15).