Në mesjavë vazhdon gara edhe në plejofin e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Ndeshjet e dyta gjysmëfinale janë përcaktuar për të enjten.
Fillimisht prej orës 17:00 në arenën “Bill Clinton” përballen Ferizaj e Samadrexha.
Ndërkohë prej orës 20:00 në palestrën në Banjë, Istogu e pret Shqiponjën.
Samadrexha e Shqiponja kanë fituar gjysmëfinalet e para dhe janë më afër finales. Por Ferizaj e Istogu do të kërkojnë fitore të enjten për të dërguar serinë gjysmëfinale në ndeshjet e treta.
Samadrexha e mposhti Ferizajn me rezultat 35:26, ndërsa Shqiponja fitoi ndaj Istogut me 25:21.