Besa Famgas e Pejës sonte do të luajë me kampionin në fuqi, Rahovecin.
Ballafaqimi luhet në orën 20.00 në palestrën e sportit “Karagaç” në Pejë.
Është ndeshja e dytë e gjysmëfinales së play-off-it-të të Kampionatit të Kosovës, në rast se fiton Rahoveci, kualifikohen në finale.
Ndërsa Besa synon hakmarrjen për humbjen në “Mizahir Isma” me rezultat 32:30 dhe ta dërgojë në ndeshjen e tretë.