Bujar Qerimi si lokomotivë ndaj Pelisterit, rekord shikuesish në palestrën e sportit! 

Hendboll

Bujar Qerimi si lokomotivë ndaj Pelisterit, rekord shikuesish në palestrën e sportit! 

Nga: K.Goca Më: 9 maj 2026 Në ora: 15:25
Bujar Qerimi

U thye rekordi i shikuesve më 4 prill të vitit 1987, afro 4500 shikues në palestrën e sportit “Rinia” në Ferizaj, sot quhet “Bill Clinton”.

Java e tretë e pranverës, palestra stërmbushur me shikues, shumë mbeten jashtë saj, nuk kishte kapacitet.

Borci i Ferizajt shkëlqeu ndaj Pelisterit të Manastirit, dukee mposhtur me rezultat 31:29 në takimin e javës së 23-të të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë.

Borci renditej në vend të shtatë me 23 pikë, ndërsa Pelisteri në të dytin me 31 dhe një pikë më pak se lideri Metaloplastika,.

Kënga besë – besë nuk ndalej, atmosferë e zjarrtë, në minutën e 20-të tifozët shpërthyen  si vullkan, 10:4 rezultati për ferizajasit.

“Loja e madhe e ferizajasve, e cila për shumë kohë vështirë se harrohet, pati edhe trimat e vet. Pa pikë mëdyshje ndër ta vëllezërit Besim e Bujar Qerimi, që meritojnë notat më të larta për angazhimin, vetëmohimin dhe efikasiteti, së bashku shënuan 17 gola.

Është mëkat i madh që për tempullin e hendbollit ferizajas parmbrëmë nuk ishte edhe seleksionuesi Branisllav Pokrajac.

Po të ishte ky këtu besojmë se Besim e Bujar Qerimi do hynin në notesin e tij si kandidatë për fanellën e reprezentacionit shtetëror të cilën ky i pari, zaten, edhe e bartë.

Me një fjalë, vëllezërit Qerimi entuziazmuan të gjithë të pranishmit me lojë të paparë, të shkëlqyeshme me plot kuptimin e fjalës që rrallë shihet e edhe më rrallë mund të përsëritet.

Por, që këta të dalin në plan të parë, merita të mëdha kanë edhe bashkëlojtarët Bajrami, Selmanaj, Reçica, Mlladenoviq e të tjerë, pos kapitenit Ratomir Tomoviq, i cili për çudi, luajti nën çdo nivel dhe nuk shënoi gjatë 58 minutave (dy minuta para fundit u zëvendësua me Bovanin) asnjë herë, që deri më tash...”, kishte shkruar gazetari Abaz Dula më 4 prill të vitit 1987 në sportin e “Rilindjes”.

Borci – Pelisteri 31:29 (14:11)
Pallati “Rinia” në Ferizaj. 
Spektatorë: Afro 4500. 
Takimin e referuan: Branko Horvat dhe Zllatko Moshniçka, të dy nga Zagrebi të kategorisë ndërkombëtare.
Shtatëshet: Borci 5 (3), Pelisteri 3 (3). 
Përjashtimet: Borci 8, Pelisteri 4 minuta.
BORCI: Skënder Sahiti, Hasan Bajrami 7, Xhelal Selmanaj 5, Koprivica, Besim Qerimi 9, Milenkoviq 2, Sefedin Reçica, Bovan, Ratomir Tomoviq, Bujar Qerimi 8, Afrim Rexhepi dhe Dragan Mlladenoviq.
PELISTERI: Jovanovski, Vukas 1, Jusufovski 4, Çurllevski 4, Çepsenovski, Marinkoviq 4, Shopalleviq 5, Kerstevski, Nikoliq 3, Manaskov 8, Shundorski dhe Kimevski,

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat