Mali i Zi u mposhtën në ndeshjen e parë të barazhit për Kampionatin Botëror me rezultat 29:28 nga Sllovenia.
Ekipi i drejtuar nga Didier Dinart ishte në disavantazh prej shtatë golash, u rikthye fuqishëm në pjesën e dytë dhe madje kaloi në epërsi, por në fund nuk pati forcë për ta përmbyllur mrekullinë në Podgoricë.
Ndeshja e kthimit luhet pas tri ditësh në Koper.
Mali i Zi e nisi mirë sfidën, i udhëhequr nga kapiteni i ri Branko Vujoviq dhe portieri Nebojsha Simiq, duke kaluar në epërsi 1:0 dhe 2:1.
Megjithatë, sllovenët shpejt treguan pse konsiderohen ndër ekipet më të forta në botë.
Sulmi i Malit të Zi në ato momente ishte pa ide. Dinart provoi ndryshime në repartin e jashtëm, por gjatë pjesës së parë munguan aksionet konkrete dhe depërtimet pranë dy gjigantëve sllovenë, Borut Maçkovshek dhe Blazh Blagotinshek.
Në anën tjetër, skuadra e trajnerit Urosh Zorman funksiononte në mënyrë perfekte në sulm. Hendbollisti Blazh Janc udhëhoqi lojën e mysafirëve, teksa Sllovenia përmes disa aksioneve të bukura krijoi epërsi të madhe 16:9.
Kur gjithçka dukej e humbur, erdhi reagimi i madh i Malit të Zi në fund të pjesës së parë. Pas më shumë se pesë minutash pa gol, Stefan Çavor, Luka Radoviq dhe Miodrag Çorsoviq ngushtuan rezultatin në 16:12, duke rikthyer zjarrin në “Moraça”.
Avantazhi i mysafirëve nisi të shkrihej. Çepiq në minutën e 39-të i dha Malit të Zi epërsinë e parë që nga fillimi i sfidës (19:18).
Fundi i takimit u vendos nga loja më agresive e vendasve dhe kriteri jo gjithmonë i njëjtë i gjyqtarëve. Me tri gola nga shtatëmetërshi të Domen Novak, Sllovenia u shkëput sërish në dy gola epërsi (27:25) dhe fituan me 29:28.
Ndeshja e dytë zhvillohet të dielën nga ora 17:00 në Koper.