Maqedonia e Veriut triumfoi në udhëtim ndaj Sllovakisë me rezultat 31:24 në Presov dhe tashmë ndodhet shumë pranë kualifikimit për Kampionatin Botëror në hendboll, për herë të tetë radhazi dhe të dhjetën gjithsej në histori.
Maqedonia zhvilloi një ndeshje të qetë dhe dominuese, duke arsyetuar rolin e favoritit dhe duke dëshmuar se është më cilësore se Sllovakia.
Pas pjesës së parë epërsia ishte pesë gola, ndërsa edhe në pjesën e dytë maqedonasit vazhduan me paraqitje bindëse për fitoren përfundimtare me shtatë gola diferencë.
Portieri Martin Tomovski shkëlqeu me 13 pritje, ndërsa kapiteni Filip Kuzmanovski ishte lider me dhjetë gola të realizuar. Te Sllovakia, nga katër gola shënuan Martin Machác dhe Lukásh Briatka.
Ndeshja e kthimit ndërmjet Maqedonisë dhe Sllovakisë zhvillohet më 17 maj (e diel), nga ora 19:00, në ‘Boris Trajkovski’ në Shkup.