Samadrexha nuk është dorëzuar dhe ka bërë një rikthim spektakolar në garën për titullin kampion në Superligën e Kosovës në hendboll.
Në palestrën e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë, Samadrexha triumfoi me rezultat 24:20 (10:9) ndaj Shqiponjws në finalen e katërt të play-off-it, duke barazuar serinë e fitoreve në 2:2.
Skuadra nga Samadrexha realizoi një mrekulli sportive, pasi ishte shumë pranë humbjes së titullit.

Shqiponja kishte krijuar epërsi 2:0 në seri dhe dukej se pas tetë vitesh do ta rikthente trofeun në Gjakovë, por gjithçka ndryshoi pas dy fitoreve radhazi të Samadrexhës.
Pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale të mysafireve, 9:10.
Në minutën e 48-të, Shqiponja ishte në disavantazh prej pesë golave (13:18), duke e bërë të qartë se fitorja po shkonte në anën e Samadrexhës.
Mysafiret fituan me meritë me rezultat 24:20 ndaj gjakovareve.
Më efikasja te Samadrexha ishte hendbollistja Vitoria Oliveira me shtatë gola të realizuar, ndërsa te gjakovaret më e dalluara ishte Alma Nivokazi me pesë gola.
Tashmë gjithçka do të vendoset në finalen e pestë dhe vendimtare, e cila do të zhvillohet në Samadrexhë, aty ku do të mësohet emri i kampionit të ri të Kosovës.