MT Melsungen fiton Ligën e Evropës!

Hendboll

MT Melsungen fiton Ligën e Evropës!

Nga: K.G. Më: 31 maj 2026 Në ora: 20:34
Pamje nga finalja

Skuadra e Bundesligës gjermane MT Melsungen ka shkruar historinë, duke mposhtur THW Kielin me rezultat të ngushtë 24:23 (13:12) në finalen dramatike të Ligës së Evropës në hendboll dhe duke fituar trofeun e parë në historinë e klubit.

Finalja u luajt në Hamburg.

Në pjesën e parë, rezultati ishte i ngushtë dhe me shumë ndryshime në epërsi. MT Melsungen arriti të mbyllë pjesën e parë në avantazh minimal 13:12.

Në pjesën e dytë, loja mbeti e barabartë dhe dramatike. Kiel u rikthye disa herë, por nuk arriti ta përmbysë rezultatin. Në minutat e fundit u zhvillua një betejë nervash, ku çdo gol kishte peshë vendimtare.

Heroi i ndeshjes u bë kroati David Mandiq, i cili shënoi golin vendimtar 14 sekonda para fundit për rezultatin përfundimtar 24:23.

MT Melsungen e mbrojti epërsinë në aksionin e fundit dhe kështu siguroi titullin e parë evropian në histori të klubit, duke hapur edhe rrugën drejt pjesëmarrjes në Champions League sezonin e ardhshëm..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat