Kampionati Botërore në hendboll, i cili do të mbahet në janar të vitit 2027 në Gjermani, ka sjellë një short interesant për Kroacinë dhe Serbinë, të cilat do t’i luajnë ndeshjet në të njëjtin qytet – Munih dhe ku është frika se mund të përplasen tifozët mes vete.
Kroacia është vendosur në Grupin C, ku do të përballet me Spanjën, Kilin dhe Turqinë.
Gjermania është në Grupin A së bashku me Tunizinë, Uruguain dhe Serbinë.
“Duke filluar nga 13 janari, Kroacia dhe Serbia praktikisht do të ndajnë të njëjtin ambient sportiv gjatë gjithë fazës së parë të turneut”, shkruan media kroate “Slobodna Dalmacija”.
“Nga Grupi C, tre ekipet më të mira kalojnë në fazën tjetër, ku bashkohen me tre më të mirat e Grupit D, në të cilin ndodhen Argjentina, Brazili, Franca dhe Kuvajti.
Faza e dytë do të zhvillohet në ‘Lanxess Arena’ në Këln”, shkruan më tej.