Ish - kampioni i Evropës, SC Magdeburg, e përfundoi paraqitjen në turneun final në Këln me vendin e tretë si ngushëllim.
Magdeburgu triumfoi ndaj ekipit danez Aalborg me rezultat 32:26 dhe fitoi medaljen e bronztë në grumbullimin e skuadrave më të mira në arenën “Lanxess”.
Pas rezultatit të barabartë 6:6 pas rreth dhjetë minutash lojë, Magdeburgu mori kontrollin dhe me katër gola radhazi krijoi epërsi 10:6, të cilën e ruajti deri në pushim me rezultat 17:11.
Pjesa e dytë ishte më shumë formalitet për kampionin gjerman. Me një paraqitje të mirë të Mandiqit, Magdeburgu nuk hasi vështirësi për ta fituar ndeshjen.
Te Magdeburgu, më të dalluarit ishin hendbollisti Albin Lagergren dhe Lukas Claar me nga gjashtë gola secili, ndërsa po aq realizoi edhe Thomas Høgsberg për skuadrën daneze.
Në finalen e madhe, nga ora 18:00, për titullin do të përballen Füchse Berlin dhe Barcelona.