Të dielën gjysmëfinalet e Ligës së Juniorëve

Hendboll

Të dielën gjysmëfinalet e Ligës së Juniorëve

Më: 20 qershor 2026 Në ora: 14:13
Pamje nga ndeshja

Të dielën zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Juniorëve të Kosovës në hendboll (U20).

Ndeshjet luhen në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri dhe pritet të jenë interesante.

Nga ora 17:00 takohen Deçani e Kastrioti.

Gjysmëfinalja e dytë, që luhet nga ora 19:00 vë përballë Vushtrrinë dhe Besa Famgasin.

Të hënën nga ora 18:00 është ndeshja për vend të tretë.

Ndërkohë finalja është në program nga ora 20:00, të hënën në Vushtrri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat