Federata e Hendbollit e Kosovës është duke i bërë përgatitjet e fundit për kampin tradicional veror.
NLB Kampi Veror është prej aktiviteteve kryesore të federatës sonë. Këtë herë është vendosur të mbahet në “Loyola-Gymnasium” në Prizren, ku kushtet janë shumë të mira.
NLB Kampi Veror mbahet prej 29 qershorit deri më 5 korrik. Pjesë e Kampit Veror do të jenë edhe hendbollistet e Kombëtares U16, që më vonë këtë vit paraqiten edhe në kualifikimet për Kampionat Evropian.
Kryetrajneri i kësaj grupmoshe, Faruk Shala, ka shpallur të martën listën e lojtareve të ftuara.
Ato do të jenë në mesin e 120 pjesëmarrësve të kampit veror.
Lista
Lina Haliti Herzogenbuchsee (SUI)
Klea Kelmendi KHF Besa
Samanda Konjuhaj KHF Besa
Arnesa Polaca KHF Besa
Suela Gashi KHF Besa
Arsa Gjuka KHF Besa
Diona Zhegrova KHF Ferizaj
Rina Bytyçi KHF Istogu
Dorela Bytyçi KHF Istogu
Hana Birdaini KHF CLICK
Elda Hergaja KHF Prishtina
Yllka Aliçkaj KHF Prishtina
Natyrë Arifi KHF Prishtina
Elira Sadiku KHF Shqiponja
Melisa Sefa KHF Shqiponja
Elisa Prapashtica KHF Tereza
Vlerona Buja KHF Ulpiana
Orhidea Avdullahu KHF Vëllaznimi
Dilara Bangu KHF Vushtrria
Eliza Shabani KHF Vushtrria
Jusra Begu KHF Vushtrria
Rina Beqaj KIF Kolding (DEN)
Liona Gashi Narbe HK (NOR)