Plot 270 fëmijë në aktivitetin e radhës të mini-hendbollit

Hendboll

Plot 270 fëmijë në aktivitetin e radhës të mini-hendbollit

Më: 23 qershor 2026 Në ora: 22:28
Pamje

Të martën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë është mbajtur aktiviteti i radhës i mini-hendbollit, i organizuar në kuadër të programit “Master-Plan”.

Në një garë të bukur e interesante, u paraqitën plot 270 fëmijë.

Pos nxënësve të shkollave të Mitrovcës, morën pjesë edhe nxënës të shkollave të Lipjanit dhe ata të Klinës.

Ishte ky vetëm grumbullimi i radhës në kuadër të projektit “Master-Plan” që për qëllim ka rritjen e numrit të fëmijëve të përfshirë në hendboll.

Këtë projekt, Federata e Hendbollit e Kosovës e ka fituar nga Federata Evropiane e Hendbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat