Publikohet lista e Kombëtares U20

Hendboll

Publikohet lista e Kombëtares U20

Më: 25 qershor 2026 Në ora: 01:17
Kosova U-21

Kryetrajneri i Kombëtares U20 të Kosovës në hendboll, Fatmir Muhaxheri, të mërkurën e ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian “M20 Championship I” që prej 12 deri më 19 korrik mbahet në Prishtinë.

Bëhet fjalë për gjeneratën që vjet u paraqit me sukses në Kampionatin Botëror U18 të mbajtur në Egjipt.

Grumbullimi i Kombëtares U20 do të bëhet të hënën e ardhshme në Prishtinë.

Hendbollistët e rinj do të kenë përgatitje të përbashkëta deri në fillim të Evropianit, përkatësisht deri më 11 korrik.

Gjatë përgatitjeve, Kombëtarja U20 do t’i ketë edhe tri ndeshje kontrolluese. Dy herë Kosova U20 do të luajë me Arabinë Saudite, ndërsa një ndeshje e ka me Italinë. Të tri ndeshjet janë në Maqedoni të Veriut.

Kosova U20 ndeshjen e parë në Evropian e ka ndaj Holandës, më 12 korrik nga ora 18:15.

Lista

Rasim Krasniqi Tiszakétske VSE

Suad Pajaziti SG OSF Berlin

Lorik ZogajMors Thy Håndbold Akademi

Bleron Imeraj LHC Cottbus

Arber Basholl iKH Vushtrria

Granit Kadiri KH Rahoveci

Etnik Bajoku KH Llapi

Diolen Ajvazi KH Kastrioti

Ledri Mustafa KH Kastrioti

Isuf Kadrija KH Deçani

Ilir Istrefaj KH Besa Famgas

Olt Kabashi KH Besa Famgas

Perparim Kuqi KH Prishtina

Olsi Mulaj Istres Provence HB

Arbian Thaqi HC Erlangen

Drijon Istrefi Halden topphandball

Amar Muqolli Al Arabi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat