Ish-reprezentuesi i Kosovës në hendboll, Dukagjin Azizi, ka uruar 31-vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Azizi vlerësoi kontributin e gazetës ndër vite në promovimin e hendbollit, duke theksuar se ajo ka qenë gjithmonë pranë komunitetit të këtij sporti, me raportime për ngjarjet, sukseset e klubeve, sportistëve dhe të Kombëtares së Kosovës.
“Urime gazeta ‘Bota sot’. Gazeta ‘Bota sot’ dhe hendbolli janë ambasadorët më të mëdhenj të shtetit! \
Uroj suksese në vazhdimësi për gazetën”, ka uruar Azizi.