Sistemi garues në Evropianët në Prishtinë

Hendboll

Sistemi garues në Evropianët në Prishtinë

Më: 10 korrik 2026 Në ora: 13:35
Pamje nga ndeshja

Federerata e Hendbollit e Kosovës po i bënë përgatitjet e fundit për dy Kampionatet Evropiane të 20-vjeçarëve që mbahen në Prishtinë.

Në “Men’s 20 EHF Championship I 2026” dhe “Men’s EHF Championship II 2026” paraqiten nga gjashtë ekipe kombëtare.

Ndeshjet e para janë të dielën, më 12 korrik. Të gjitha ndeshjet zhvillohen në Pallatin e Rinisë.

Të gjitha Kombëtaret e një Evropiani janë në një grup dhe zhvillohen pesë xhiro të rregullta: të dielën, të hënën, të mërkurën, të enjten dhe të shtunën e javës së ardhshme.

Dhe në ditën e fundit, më 19 korrik, zhvillohen ndeshjet për plasman përfundimtar. I gjashti pas fazës grupore luan me të pestin, i katërti me të tretin dhe për titull të kampionit luajnë i dyti me të parin.

I njëjti sistem garues është edhe në Evropianin II.

Të dielën ndeshjet e xhiros së parë të “Men’s 20 EHF Championship II”, janë: Sllovakia – Luksemburgu (9:15), Finlanda – Britania e Madhe (11:30), Belgjika – Bullgaria (13:45).

Në “Men’s 20 EHF Championship I”, ndeshjet e së dielës, përkatësisht të xhiros së parë janë: Italia – Estonia (16:00), Holanda – Kosova (18:15), Mali i Zi – Gjeorgjia (20:30).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat