Kosova U-20 sot e luajnë ndeshjen e radhës në “Men’s 20 EHF Championship I” në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Ndeshja me Estoninë zhvillohet nga ora 18:15 dhe synim mbetet fitorja.
Të hënën, Kombëtarja jonë fitoi ndaj Gjeorgjisë dhe është e përkushtuar të vazhdojë momentin pozitiv.
“Djemtë tanë kanë nevojë për përkrahjen tuaj.
Ju presim në Pallatin e Rinisë në kryeqytet!”, thuhet nga FHK.