Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar ndeshjen e radhës në Men's 20 EHF Championship në Prishtinë.
Të mërkurën djemtë tanë u përballën me Estoninë dhe zhvilluan ndeshje të fortë.
Megjithatë fitorja u takoi estonezëve me rezultat 31:27.
Ndeshja nisi zbehtë për djemtë tanë, të cilët ndërkohë e morën veten.
Pjesa e parë më pas ishte e barabartë.
Në pjesën e dytë Estonia ishte vazhdimisht një hap para, për fitore në fund me katër gola dallim.
Olsi Mulaj i shënoi 9 gola për Kombëtaren e Kosovës. Tetë i kishte Suad Pajaziti.