Gjeorgjia befason Malin e Zi

Hendboll

Gjeorgjia befason Malin e Zi

Më: 19 korrik 2026 Në ora: 18:28
Pamje nga ndeshja

Gjeorgjia e ka befasuar Malin e Zi në ndeshjen për vendin e pestë në Men’s 20 EHF Championship I.

Gjeorgjianët e rinj fituan 31:30, kurse ndeshja u vendos në penallti.

Mali i Zi e fitoi pjesën e parë me rezultat 13:11, ndërsa ishte favorit i madh.

Por Gjeorgjia reagoi në pjesën e dytë, që përfundoi 28:28. Më të saktë në penallti ishin gjeorgjianët që përfunduan në vendin e pestë. Mali i Zi përfundon në vendin e gjashtë.

Në fazën grupore Mali i Zi i kishte katër pikë, kurse Gjeorgjia asnjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat