Fitore bindëse e Kosovës U18 ndaj Qipros në Hendboll

Hendboll

Fitore bindëse e Kosovës U18 ndaj Qipros në Hendboll

Më: 3 gusht 2026 Në ora: 16:26
Kombëtarja U18 e Kosovës

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka reaguar pas paraqitjes së mirë ndaj Bullgarisë.

Të hënën, djemtë tanë fituan bindshëm ndaj Qipros me 31:22, në ndeshjen e xhiros së dytë të Men's 18 EHF Championship II që po mbahet në Telavi të Gjeorgjisë.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar dhe u mbyll 14:14, por në pjesën e dytë Kosova dominoi plotësisht dhe fitorja nuk u vu asnjëherë në dyshim.

Lorik Kelmendi ishte më efikasi me 6 gola, Ajan Muqolli shtoi 5, ndërsa nga 4 gola realizuan Arbian Thaqi, Butrint Miftari dhe Leon Kelmendi.

Në portë u dallua Orges Mavraj me 13 pritje.

Ndeshja e radhës për Kosovën U18 është të mërkurën nga ora 11:45 kundër Belgjikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat