Kampioni i Kosovës nuk ndalet me përforcime, sjellin shtatlartin nga Polonia 

Hendboll

Kampioni i Kosovës nuk ndalet me përforcime, sjellin shtatlartin nga Polonia 

Nga: K.G. Më: 13 gusht 2026 Në ora: 19:10
Pamje nga prrezantimi

Kampioni dhe fituesi Kupës së Kosovës, Kastrioti i Ferizajt, nuk e ka ndërmend që të ndalet me përforcime me hendbollistë nga shtetet e jashtme.

Ferizajasit synojnë të jenë në çdo repart top të përforcuar si për garat evropiane po ashtu edhe për edicionin e ri në elitën e hendbollit të Kosovës

“KH Kastrioti ka kompletuar transferimin e Patryk Gregułoëski!

Një përforcim me përvojë dhe shumë prezencë fizike për skuadrën tonë.

Me gjatësi prej 2.02 metrash dhe me potencial për të sjellë fuqi në vijën e 9 metrave, Gregułoëski pritet të jetë një tjetër armë e rëndësishme për Kastriotin”, - thuhet nga KH Kastrioti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat