Besim Qerimi 10 gola, Verim Zherka 10 gola, një ndeshje që nuk harrohet kurrë 

Hendboll

Besim Qerimi 10 gola, Verim Zherka 10 gola, një ndeshje që nuk harrohet kurrë 

Nga: K.G. Më: 15 gusht 2026 Në ora: 19:37
Besim Qerimi e Verim Zherka

Kryendeshja mes skuadrave të Kosovës në hendboll, mes Vëllaznimit të Gjakovës dhe Borcit të Ferizajt, u luajt në kuadër të javës së parë në Ligën e Dytë të ish Jugosllavisë.

Mbi 1500 shikues ishin në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë me datën 1 tetor të vitit 1989.

Ferizajasit që kishin rënë nga Liga e Parë luanin kryendeshjen me Vëllaznimin.

Besim Qerimi kishte kaluar nga ferizajasit në Vëllaznim, ndërsa Verim Zherka luante për Borcin.

Ferizajasit e fituan takimin në çastet e fundit me rezultat 28:27 pas vazhdimeve dy herë nga 5 minuta me rregulla të reja të asaj kohe, ngase në kohën e rregullt ndeshja u mbyllë baras (23:23).

Duke iu referuar shkrimit të gazetarit Blerim Vula në gazetën ”Rilindja” më 2 tetor të vitit 1989, Verim Zherka vulosi fitoren në sekondat e fundit. 

Vëllaznimi – Borci 27:28 – 23:23 (13:12)
Vëllaznimi: Zhubi, Gjurgjeviq, Oerimi 10, Tomiq, Hoxha, Shehdadi, Nallbani, Gijevski 4, Berisha 8 (2), I. Nagavci Sh. Nagavci dhe Idrizi 4.
Borci: Handan, Selmanaj 3, Burkush 2, Ferati, Dauti Tomoviq 3 (1), Zherka 10 (2), Lipovica, Sabranoviq 7 (2), Budisha 3, Llakoviq dhe Peroviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat