Kombëtarja jonë mposhtet nga nikoqirja e Lojërave Mesdhetare

Hendboll

Kombëtarja jonë mposhtet nga nikoqirja e Lojërave Mesdhetare

Më: 26 gusht 2026 Në ora: 22:56
Pamje nga ndeshja

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës e kanë luajtur të mërkurën mbrëma ndeshjen e tretë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Në Fasano, Kombëtarja jonë luajti me nikoqiren e Lojërave Mesdhetare, Italinë.

Pësoi me rezultat 38:21.

Në momente Kombëtarja jonë ka pasur paraqitje pozitive, por në shprehje sërish erdhi mungesa e përvojës nga lojtaret tona të reja.
Kjo ishte ndeshja e tretë e Kombëtares sonë.

Të premten është ndeshja me Tunizinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat