Beqiri, delegat i EHF-së në dy ndeshje evropiane

Hendboll

Beqiri, delegat i EHF-së në dy ndeshje evropiane

Më: 18 shtator 2026 Në ora: 11:58
Beqiri në mes

Anëtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës kanë nisur të delegohen në ndeshjet e edicionit të ri të garave evropiane.

Delegati i EHF-së, Eshref Beqiri, në mesjavë ishte i deleguar në dy ndeshje të raundit të parë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Beqiri u kujdes për mbarëvajtjen e ndeshjeve mes skuadrës italiane Pallamano Conversano dhe asaj nga Izraeli, Maccabi Rishon Le Zion.

Dy ndeshjet u luajtën në Itali.

Ndeshja e parë përfundoi 34:34, kurse e dyta me rezultat 32:25 në të mirë të skuadrës izraelite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat