Çairi e mëson kundërshtarin në Kupën Evropiane

Hendboll

Çairi e mëson kundërshtarin në Kupën Evropiane

Nga: K.G. Më: 14 tetor 2026 Në ora: 17:12
Skuadra shqiptare Çairi

Skuadra shqiptare Çairi, skuadra e vetme e Maqedonisë së Veriut në garat evropiane të hendbollit për femra, e ka mësuar kundërshtarin në Kupën Evropiane të EHF-së.

Falë koeficientit të lartë, hendbollistet e Çairit e kanë kaluar pa luajtur raundin e dytë, ndërsa shorti ka përcaktuar që kundërshtari i tyre në raundin e tretë të jetë skuadra e Kurit nga Azerbajxhani.

Bëhet fjalë për kampionen e Azerbajxhanit, e cila në raundin paraprak e eliminoi skuadrën qipriote APOEL, duke regjistruar dy fitore në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi.

Ndeshja e parë ndërmjet Çairit dhe Kurit do të zhvillohet në Shkup më 7 ose 8 nëntor, ndërsa ndeshja e kthimit është planifikuar të luhet në Baku më 14 ose 15 nëntor.

Hendbollistet e Çairit do të synojnë të shfrytëzojnë përparësinë e terrenit vendas në ndeshjen e parë, për të krijuar një rezultat sa më të favorshëm para udhëtimit në Azerbajxhan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat