Samadrexha mposht Prishtinën në ndeshjen e mbetur

Hendboll

Samadrexha mposht Prishtinën në ndeshjen e mbetur

Më: 15 tetor 2026 Në ora: 12:14
Pamje nga ndeshja

Samadrexha ka mposhtur Prishtinën në ndeshjen e mbetur të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Në palestrën "Afrim Bunjaku", Samadrexha fitoi me rezultat 44:25.

Arona Krasniqi dhe Yasmin Ferreira i realizuan nga 12 gola për kampionen aktuale.

Te Prishtina, Eduarta Kurteshi i realizoi 8 gola, derisa 5 i kishte Elda Hergaja.

Ndeshja i takoi xhiros së dytë kampionale. Samadrexha ka dy fitore. Prishtina pësoi humbjen e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat