Këtë fundjavë fillon gara në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll.
Në konkurrencë të meshkujve të shtunën prej orës 17:30 takohen Trepça dhe Istogu.
Të dielën prej orës 18:00 takohen Drenica e Vushtrria.
Ndeshja mes Dritës e Ulpianës zhvillohet më vonë.
Te hendbollistet, ndeshja mes Trepçës dhe Vjosës zhvillohet të shtunën nga ora 15:30.
Të dielën janë ndeshjet Dukagjini - Vushtrria (12:00) dhe Jusuf Gërvalla - Vëllaznimi (13:00).
CLICK - KEK-u është ndeshje tjetër e xhiros së parë.