Kastrioti i Ferizajt ka mposhtur Llapin në Podujevë. Të shtunën në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), skuadra ferizajase fitoi me rezultatin 36:31.
Kastrioti u shkëput herët, por llapjanët nuk u dorëzuan deri në fund, duke e bërë ndeshjen interesante.
Festim Mustafa i realizoi 7 gola për Kastriotin. Nga 6 i shënuan Alban Haziri e Adonit Isufi.
Santos de Souza Kaique i shënoi 9 gola për Llapin. Gjashtë i kishte Cesar Caceres Cristaldo.
Për Kastriotin është fitorja e dytë, kurse Llapi pësoi humbjen e tretë.
Po të shtunën, Besa Famgas fitoi ndaj Rahovecit me rezultat 41:19.
Ilir Istrefaj ishte më efikasi te Besa Famgas me 12 gola. 11 i realizoi Yassine Henahen.
Ardit Dema i shënoi 8 gola për Rahovecin. Pesë i realizoi Arjanit Hyseni.
Besa Famgas ka pesë fitore rresht. Rahoveci është në pritje të pikëve të para.