Përzgjedhësi i Kosovës, Nenad Shoshariq, synon ta përgatisë ekipin në nivelin më të mirë të mundshëm.
Stërvitja e radhës në arenën "AquaLife" në Kranevo të Bullgarisë.
Buzë Detit të Zi, stërvitja e së martës në mëngjes ishte e fokusuar në punën në mbrojtje.
“Përzgjedhësi Nenad Shoshtariq dhe shtabi teknik, si dhe të gjitha vajzat, po e shfrytëzojnë maksimalisht fazën e shkurtër përgatitore para IHF Nations Trophy”, thuhet në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës.