Kosova përballet me Rusinë të premten

Hendboll

Kosova përballet me Rusinë të premten

Nga: K.Goca Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 15:16
Kombëtarja e Kosovës në hendboll për femra përgatitet në Kranevo të Bullgarisë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll për femra ka mbërritur në Kranevo të Bullgarisë, ku po zhvillon përgatitjet për ndeshjet e radhës në kuadër të IHF Nations Trophy.

Përzgjedhësi Nenad Shoshtariq ka nisur punën me ekipin, me synimin që hendbollistet të jenë sa më të përgatitura për sfidat që i presin.

Kosova fillimisht do të përballet me Belgjikën të enjten, ndërsa të premten, më 27 nëntor, e pret një përballje mjaft sfiduese ndaj Rusisë. Kosova synon të paraqitet sa më mirë dhe të kërkojë rezultate pozitive në këto ndeshje.

Optimizëm para debutimit në ekipin A ka shprehur edhe hendbollistja Agnesa Hysa, e cila për herë të parë është pjesë e grumbullimit të kombëtares seniore.

“Është hera e parë për mua në grumbullimin e Kombëtares A. Kemi ndeshje shumë të rëndësishme. Vajzat më kanë pritur shumë mirë, atmosfera është shumë e mirë dhe shpresoj që të arrijmë fitore”, ka deklaruar Hysa.
Kosova është në grupin A me Belgjikën dhe Rusinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat