​Gashi uron 28 Nëntorin: Të jemi të bashkuar ashtu siç̧ i ka hije popullit shqiptar

Kosova

​Gashi uron 28 Nëntorin: Të jemi të bashkuar ashtu siç̧ i ka hije popullit shqiptar

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 20:21
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me rastin e festës së 28 Nëntorit, ka uruar të gjithë popullin shqiptarë, duke theksuar se: “Kjo datë është krijuar nga Zoti për shqiptarët, si e tillë, është vlerë që duhet të ruhet dhe kultivohet në shenjë respekti për paraardhësit tanë, për të tashmen dhe të ardhmen e brezave që do vijnë.“

Ndër tjerash, ai ka shprehur urimin e tij më të sinqertë, duke bërë thirrje për bashkim.

“Të jemi të bashkuar ashtu siç i ka hije populli shqiptar drejtë realizimit të aspiratave dhe synimeve tona të përbashkëta për një të ardhme më të ndritshme dhe të mos harrojmë se liria që sot e gëzojmë nuk na është falur, ajo është paguar me gjakun e djemëve më të mirë të këtij vendi“, thuhet ndër të tjerash në urimin e Gashit.

Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:

”Të nderuar qytetarë të Obiliqit,

Të nderuar bashkëkombas,

28 Nëntori – Dita e Flamurit Kombëtar, është dhe do të mbetet njëra ndër ngjarjet më të ndritura të popullit shqiptar, në këtë ditë me krenari rikujtojmë përpjekjet shekullore, nderojmë të rënët për liri, udhëheqesit, komandantët dhe luftëtarët e të gjitha kohërave që luftuan për lirinë e kombit shqiptar e deri tek lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo datë është krijuar nga Zoti për shqiptarët, si e tillë, është vlerë që duhet të ruhet dhe kultivohet në shenjë respekti për paraardhësit tanë, për të tashmen dhe të ardhmen e brezave që do vijnë.

Në këtë ditë të shqiptarisë, në kushte normale do të ishim bashkë përmes aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe artistike por në kushte pandemie me lejoni që përzemërsisht, të ju uroj festat e Nëntorit, duke shprehur urimin më të sinqertë që të jemi të bashkuar ashtu siç i ka hije populli shqiptar drejtë realizimit të aspiratave dhe synimeve tona të përbashkëta për një të ardhme më të ndritshme dhe të mos harrojmë se liria që sot e gëzojmë nuk na është falur, ajo është paguar me gjakun e djemëve më të mirë të këtij vendi.

Urime festat e Nëntorit - dita e flamurit, dalja në publik e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari!

Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!

Lavdi komandatit legjendar Adem Jashari!

Xhafer Gashi“

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat