Mbillen qindra pisha në Komunën e Vushtrrisë

Kosova

Mbillen qindra pisha në Komunën e Vushtrrisë

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 15:33
Vushtrri

Në nder të festës së 28 Nëntorit, ish-zëdhëndësi i Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka njoftuar se me shumë banorë mbollën qindra pisha në hapësirat e fshatit Samadraxhë në Komunën e Vushtrrisë

"Me punë vullnetare kujtuam e uruam festën e madhe të kombit tonë, ditën e pavarësisë së Shqipërisë" ka shkruar Manxhuka në Facebook.

Postimi i tij:

Sot, për nder të festës së 28 Nëntorit, me shumë banorë mbollëm qindra pisha në hapësirat e fshatit tonë, Samadraxhë.

Me punë vullnetare kujtuam e uruam festën e madhe të kombit tonë, ditën e pavarësisë së Shqipërisë.

Urime!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat