Këto janë projektet që po realizohen në Goshicë

Kosova

Këto janë projektet që po realizohen në Goshicë

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 15:22
Goshicë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga bashkëpuntorët e tij dhe përfaqësuesi i fshatit Goshicë kanë vizituar sot punimet e zhvilluar në rivitalizimin e shkollës së fshatit Goshicë.

Punimet e saj janë realizuar në kuadër të projektit për efiçencë të energjisë.

Gjithashtu ata kanë parë nga punimet që janë bërë në vendosjen e rrethojave të fushës sportive në këtë lokalitet dhe në rregullimin e rrugës fushore që lidhë fshatit Goshicë me Sadovinën. 

Me këtë rast kryetari Haliti theksoj se ata  po punojnë në të gjitha lokalitet e kësaj komune dhe atë në fushat e ndryshme për të mirën e banorëve të kësaj komune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat