Turmat e mëdha që u mblodhën për vaksinim u shpërndanë për shkak të mos respektimit të masave

Kosova

Turmat e mëdha që u mblodhën për vaksinim u shpërndanë për shkak të mos respektimit të masave

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 23:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Turmat e mëdha që u mblodhën për vaksinim u shpërndanë për shkak të mos respektimit të masave

Qytetarët nuk u vaksinuan me vaksinë kundër gripit sezonal shkak i mos respektimit të masave kundër COVID-19.

U bënë orë që po presin para Qendrës së Mjekësisë Familjare.

Gjithë këta qytetarë u mblodhën për të marrë vaksinën kundër gripit sezonal.

Por një gjë e tillë u mundësua vetëm për disa prej tyre.

Kjo pasi që para Qendrës ishin mbledhur shumë persona, e masat parandaluese për Covid-19 nuk po respektoheshin.

Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Rreth orës 11:00 policia i ka asistuar inspektorët sanitar në QKMF në Rr. “Fehmi Agani” në Prishtinë. Asistenca e kërkuar nga inspektorët ka ardhur për shkak të grumbullimit të madh të qytetarëve për marrjen e vaksinave mbrojtëse ndaj gripit sezonal. Të njëjtit rrezikonin të ekspozoheshin edhe  ndaj virusit aktual SarsCov2, ata janë ftuar të shpërndahen, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetit publik.

Ndërkohë pas shpërndarjes së qytetarëve nga Policia e Kosovës, pati të tillë që ende po prisnin duke shpresuar që do të marrin vaksinën.

Por Policia e Kosovës ka njoftuar se vaksinimi është ndaluar gjatë ditës së martë.

E Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë duke i siguruar edhe 50.000 vaksina të tjera.

Ministria e Shëndetësisë

Ministria është në proces të sigurimit edhe të 50.000 vaksinave të tjera me çka arrijmë të ngritim për 100 për qind numrin e vaksinave krahasuar me vitin paraprak.

Vaksinat kundër gripit sezonal do të jepen sipas standardeve globale kundër gripit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat