Si është gjendja me COVID-19 në Klinikën Infektive?

Kosova

Si është gjendja me COVID-19 në Klinikën Infektive?

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 00:23
Klinika Infektive e QKUK-së.

Infektologu Murat Mehmeti, ka thënë se gjendja në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është duke vazhduar të jetë gjendja e njëjtë sa i përket pacientëve të prekur me COVID-19, që janë të shtrirë aty.

“Jemi në gjendje të njëjtë, nuk është se ka pasë ndonjë ndryshim në kuptimin, edhe sonte jemi të mbushur me pacientë, pra i kemi të shtrirë mbi 100 pacientë.

“E kemi numrin e njëjtë edhe të pacientëve që janë në oksigjenoterapi”.

Ai në Edicionin Special ka deklaruar se sa shtretër kanë të lirë në këtë klinikë.

“Brenda ditës në klinikë mund të kemi një apo dy shtretër të lirë, kjo pasi pacientët e prekur me COVID-19 shërohen. Ata shtretër mbushën menjëherë, sepse vijnë pacientë të tjerë”.

Mehmeti ka potencuar se ata kanë oksigjen të mjaftueshëm për pacientët e shtrirë.

“Sonte në klinikën tonë, kemi stabilitet, kemi furnizim të pacientëve me oksigjen, pra nuk është se kemi ndonjë telash”, ka thënë Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat