​Në Gadime të Lipjanit vihet gurthemeli i shkollës së re

Kosova

​Në Gadime të Lipjanit vihet gurthemeli i shkollës së re

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 10:41
foto nga vendi ngjarjes

Në fshatin Gadime të Lipjanit është vënë gurthemeli i ndërtimit të objektit të ri i paraleles së ndarë të gjimnazit “Ulpiana”. Ky projekt i cili financohet nga komuna e Lipjanit ka koston 170 mijë euro.

I pari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se ky projekt plotëson kushtet e nevojshme dhe pritet që në verën e vitit 2021 të përfundoj.

Ai tha se është investim i komunës dhe kostoja e ndërtimit të objektit të kësaj paraleleje të gjimnazit kap shifrën 170 mijë euro.

Ahmeti: I lumtur që u vendos gurthemeli i shkollës në Gadime

“Jam i lumtur që po vendoset një gurthemel i një shkolle e cila do jetë e përjetshme në Gadime dhe nuk janë raste të shpeshta. Një shkollë e cila do ketë të gjitha ambientet e nevojshme për të funksionalizuar një shkollë të mesme. Besoj në afatin e paraparë dinamik në verën e vitit të ardhshëm do e përurojmë dhe funksionalizojmë komplet objektin. Deri atëherë po besoj që nxënësit do akomodohen në ambientin ekzistues....është rreth 170 mijë euro dhe i plotëson kriteret e nevojshme si shkollë”, tha ai.

Drejtori i paraleles së ndarë të gjimnazit “Ulpiana” në Gadime, Naser Kaqari e ka mirëpritur ndërtimin e objektit të ri të kësaj shkolle. Ai tha se 183 nxënës vijojnë mësimin në këtë paralele të gjimnazit “Ulpiana”.

Kaqari: Në paralele të ndarë kemi 183 nxënës

“Në paralelen e ndarë fizike në Gadime i kemi gjithsej 183 nxënës kryesisht janë nga Gadimja por ka edhe nxënës që janë të regjistruar në Gadime”, theksoi Kaqari.

Drejtori i shkollës fillore “ Zenel Hajdini”, Skender Ademi theksoi rëndësinë e ndërtimit të ambientit të ri të paraleles së ndarë fizike të gjimnazit “Ulpiana”, në Gadime.

Ademi: Është knaqësi për ne që po fillon ndërtimi i kësaj shkolle

“Është kënaqësi dhe lehtësi për nxënës, mësimdhënës dhe të gjithë stafin që po fillon ndërtimi i kësaj shkolle të re”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat