A ka pasur krime pas luftës në Kosovë? Flet Ramush Haradinaj

Kosova

A ka pasur krime pas luftës në Kosovë? Flet Ramush Haradinaj

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 20:24
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se cilësimi se në Kosovë janë kryer krime lufte është i paqartë.

Sipas tij, krimet janë të pranishme në çdo kohë dhe në çdo vend, ndërkohë që Haradinaj e ka cilësuar si të pashpjegueshëm fuqinë që kjo Gjykatë Speciale ka.

“Në çdo kohë ka krime. Cilësimi i këtyre krimeve është i paqartë, por problemi është që Parlamenti i Kosovës në mënyrë të ligjshme kushtetuese ka votuar një gjykatë me të drejtat e saj që ia ka dhënë. Marrëdhënie të gjithë ne të tjerëve me gjyqësorin, nëse gjykata kryen punën në bazë të ligjit është problem që ti të dalësh të pyesësh. Duhet t’i thoje përpara se të votohej. Në momentin që e kemi votuar këtë gjykatë dhe i kemi dhënë të drejtat, kjo bisedë është vonë për t’u bërë. Shikoj disa gjëra që duan ta kthejnë situatën në emocionale. Duhet të kthehet në profesionalizëm.

Në mënyrë legjitime si kemi vendosur për të gjitha gjykatat e tjera, Parlamenti ynë ka ndërruar Kushtetutë 2/3 për këtë gjykatë. E vetmja gjë që duhet të fokusohemi tani është, si mund të vërtetojmë para gjykatës se personat e dyshuar nuk i kanë kryer krimet dhe si ti nxjerrim pafajsinë. Unë i kuptoj se përse ndodhin, por këto diskutime duhet të kishin ndodhur përpara votimit. Ne e kemi votuar, i kemi dhënë fuqinë ligjore. Kjo gjykatë ka trupë kushtetuese të fuqisë së një gjykate kushtetuese më vete. Gjykata jonë kushtetuese ka shkarkuar një president, por nuk ka juridiksion mbi këtë gjykatë. I kemi dhënë kësaj gjykata edhe gjykatë kushtetuese më vete. Është e pashpjegueshme. Të gjitha këto i ka bërë dikush, për fat të keq i ka bërë një udhëheqës“, ka thënë Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat