Fillon ndërtimi i ujësjellësit për 11 fshatra të Klinës

Kosova

Fillon ndërtimi i ujësjellësit për 11 fshatra të Klinës

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 15:23
Zenun Elezaj

Në Komunën e Klinës kanë filluar punimet për ndërtimin e ujësjellësit për njëmbëdhjetë fshatra, projekt ky me një vlerë rreth 1.5 milion euro, i financuar nga Qeveria Zvicerane.

Sot, Kryetari i Komunës, Zenun Elezaj, ka marrë pjesë në përurimin e punimeve për realizimin e këtij projekti.

Me këtë rast ai theksoi se zgjidhja e problemit për furnizim me ujë ka qenë dhe mbetet prioritet i tij dhe shtoi se ky është një nga projektet më të nevojshme dhe më të mëdha të realizuara në Komunën e Klinës, në kuadër të cilit do të bëhet edhe rehabilitimi i rrjeteve ekzistuese në disa fshatra, kurse në fshatra tjera do të ndërtohet rrjeti i ri, ndërsa furnizimi me ujë do të bëhet nga Pusi i Jarinës.

Ai shtoi se Komuna në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit janë duke vazhduar projektin për rritjen e kapacitetit të ujit në fabrikën e ujit në Klinë, që do të ndikojë në përmirësimin e furnizimit me ujë në qytet. Ndërsa Astrit Vokshi, përfaqësues i CDI-së në Kosovë, theksoi se projekti pritet të përfundojë në një afat njëvjeçar, në shtator ose tetor të vitit 2021.

Fshatrat në të cilat do të ndërtohet apo rehabilitohet rrjeti i ujësjellësit janë: Caravik, Çabiq, Zabergjë, Ujmirë, Doberdol, Rixhevë, Stapanicë, Gllarevë, Përqevë, Gjurgjevik i Madh dhe Stupë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat