​Bibliotekat e shkollave të Lipjanit pasurohen me 517 tituj të librave

Kosova

​Bibliotekat e shkollave të Lipjanit pasurohen me 517 tituj të librave

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 19:37
Foto Ilustrim

Drejtoria e Arsimit e Lipjanit ka filluar sot furnizimin me libra të ndryshëm për bibliotekat e shkollave në territorin e kësaj komune.

Kryetari Imri Ahmeti ka thënë se një gjë e tillë paraqet një mundësi të mirë për nxënësit dhe dashamirët e librit, në mënyrë që ata të kenë mundësi që të lexojnë sa më shumë.

Ndryshe, bibliotekat e shkollave të Lipjanit janë pasuruar me 517 tituj të librave me gjithsej 43.288 libra.

Mbetet të shihet nëse rritja e numrit të librave, do të ndikoj të rritet edhe dëshira për të lexuar më shumë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat