Situata e rrugëve në Kosovë, diku ka ngrica dhe është hedhur kripë

Kosova

Situata e rrugëve në Kosovë, diku ka ngrica dhe është hedhur kripë

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Në disa akse rrugore është hedhur kripë për shkak të ngricave, ndërsa reshja nuk ka pasur në asnjë aks rrugor. Mirëmbajtja e rrugëve vazhdon 24 orë në tërë Republikën e Kosovës.

Në auto-udha R6, Doganaj-Hani i Elezit, gjatë 24 orëve nuk ka pasur reshje të borës dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme. Borë nuk ka pasur as në auto-udhën A7, Morinë-Gjurgjicë.

Në regjionin Prishtina 1 dhe 2, gjendja e rrugëve është e mirë, pa të reshura të borës gjatë 24 orëve të fundit. Në regjionin e Prizrenit, të gjitha rrugët nën menaxhimin e Ministrisë së Infrastrukturës janë të qarkullueshme dhe nuk ka pasur të reshura të borës.

Poashtu në regjionin Peja 1 dhe 2 të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe s’ka pasur reshje të borës gjatë 24 orëve.
Në regjionin e Ferizajt ka pasur hedhje të kripës për shkak të ngricave, por pa të reshura bore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat