Mungesa e oksigjenit, reagojnë nga SHSKUK-ja

Kosova

Mungesa e oksigjenit, reagojnë nga SHSKUK-ja

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një komunikate për media ka thënë se ditëve të fundit ka pasur kërkesa në rritje për furnizim me oksigjen.

Nga SHSKUK-ja bëjnë të ditur se megjithatë, institucionet shëndetësore vazhdojnë të furnizohen conform kërkesave dhe nevojave.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se për shkak të rritjes së numrit të pacientëve të spitalizuar, ka pasur kërkesa në rritje  për furnizim me oksigjen dhe  institucionet shëndetësore vazhdojnë të furnizohen konform kërkesave dhe nevojave”, shkruhet në njoftim.

Tutje, nga Shërbimi Spitalor thonë se mjekët janë ata që vendosin për transferimin e pacientëve në QKUK.

“Lidhur me trajtimin e pacientëve, mjekët janë profesionistë dhe kanë kompetencë të plotë të vendosin se në cilin stad pacientët transferohen për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si institucioni i vetëm terciar  shëndetësor në vend”, thuhet në njoftim.

Shkrimi i plotë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se për shkak të rritjes së numrit të pacientëve të spitalizuar, ka pasur kërkesa në rritje  për furnizim me oksigjen dhe  institucionet shëndetësore vazhdojnë të furnizohen konform kërkesave dhe nevojave.

Lidhur me trajtimin e pacientëve, mjekët janë profesionistë dhe kanë kompetencë të plotë të vendosin se në cilin stad pacientët transferohen për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si institucioni i vetëm terciar  shëndetësor në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat