Në Kamenicë e moshuara prenë shiritin për rrugën e asfaltuar

Kosova

Në Kamenicë e moshuara prenë shiritin për rrugën e asfaltuar

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 14:45
Foto Ilustrim

Një rast jo fort i zakonshëm ka ndodhur në komunën e Kamenicës. Pas përfundimit të asfaltimit të një rruge në fshatin Hogosht, qytetarët e këtij fshati kanë prerë vetë shiritin për të përuruar rrugën e asfaltuar.

E për këtë nderin e pati “plaka e katunit”, e cila preu me gërshërë shiritin të cilin po e mbanin së bashku dy familje të këtij fshati.

“Sot e bëmë përurimin e asfaltimit të rrugës Babaniku nga familja Shabanaj dhe Balaj me gjatësi 260 m. Jemi më se të lumtur me kualitetin e asfaltit që ka një trashësi prej 11 cm dhe gjerësi 4metra. Lagjja jonë ka një falemnderim special për kryetarin e komunës dhe stafin e tij . Poashtu falemnderojmë kompaninë Papenburg për realizimin e punës në cilësinë më të lartë. Falemnderojmë qdokend që ishte i angazhuar rreth punëve për realizimin e projektit të shumpritur! E gëzofshim ”, ka shkruar njëri nga fshatarët që përuruan rrugën.

Kastrati siç duket foksuin e ka pasur në cilësinë e rrugës, dhe jo në prerjen e shiritit.

Image

Për dallim nga Kastrati, kryetarët e komunave tjera, por edhe politikanë të nivelit qendror bëjnë ‘gara’ mes vete se kush do ta prejë shiritn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat